back to top
29.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaApeli i GJKKO-së, rrëzon SPAK-un/ Berisha “detyrim paraqitje” dy herë në muaj

Apeli i GJKKO-së, rrëzon SPAK-un/ Berisha “detyrim paraqitje” dy herë në muaj

Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të lënë në “detyrim paraqitje” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë ditës së sotme, SPAK kërkoi që Berisha të kthehet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Gjykata e Apelit e GJKKO vendosi zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë për këtë vendim. Prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori. Vendimi nuk është zbardhur. Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë këtë vendim”, ka deklaruar avokati Genc Gjokutaj.

Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion pasiv” në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat