back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaApeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e llogarive bankare...

Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e llogarive bankare të Ajola Xoxës

Apeli i Posaçëm ka lënë  në fuqi vendimin për sekuestron preventime të llogarive bankare të Ajola Xoxa.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar llogaritë bankare të Ajola Xoxës nën dyshimin se ajo dhe bashkëshorti i saj Erion Veliaj janë në kushtet e kundërligjshmërisë duke konsumuar disa vepra penale.

Konkretisht SPAK ka sekuestruar shumën prej 869 mijë euro që gjenden në dy institucione financiare për llogari të bashkëshortes së kryebashkiakut.

Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 95 mijë euro pranë zyrave të subjektit “Harabel” që zotërohej po nga Xoxa, si dhe 15 mijë dollar dhe 6.6 milionë lekë të vjetër.

Vendimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat