back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaApeli “vulos” fatin e kreut të KPP: Nuk kthehet në detyrë

Apeli “vulos” fatin e kreut të KPP: Nuk kthehet në detyrë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë të dhëna ndaj kryetarit të Komisionit të Pavarur të Prokurimit (KPP), Jonaid Myzyri.

Në seancën e sotme, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Myzyrit për ndryshimin e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke miratuar kështu vendimet e dhëna më herët nga Shkalla e Parë.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, janë miratuar vendimi nr. 61, datë 30.06.2025, dhe vendimi nr. 67, datë 04.07.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që kishin vendosur ndaj Jonaid Myzyrit dy masa sigurimi personal:

Pezullim nga detyra, sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale;

Detyrim për paraqitje, sipas nenit 234 të të njëjtit Kod.

Myzyri është nën hetim për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve publike në krye të KPP-së, edhe pse detajet zyrtare mbi akuzat nuk janë bërë ende publike nga SPAK.

Pezullimi nga detyra vjen në një kohë kur institucionet e drejtësisë po përballen me një valë shqyrtimesh dhe hetimesh ndaj zyrtarëve të lartë, si pjesë e përpjekjeve për të rritur integritetin e administratës publike dhe transparencën në prokurimet shtetërore.

Vendimi i Apelit është përfundimtar për fazën e masës së sigurisë dhe e detyron Jonaid Myzyrin të mos ushtrojë funksionin publik deri në një vendim përfundimtar mbi çështjen penale që po shqyrtohet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat