Apple rimori vendin e parë si prodhuesi më shitjet më të larta të smartfonëve në mbarë botën në tre mujorin e parë të 2025, pasi kompania lançoi iPhone 16e dhe u përball me kërkesë të lartë në vendet si Japonia dha India tregojnë të dhënat e Counterpoint Research ditën e Hënë.
Apple kishte 19 përqind të tregut global të smartfonëve pavarësisht rënies së shitjeve në SHBA, Europë dhe Kinë ndërsa ndiqej afër nga Samsung me 18 përqind të tregut.
International Data Corporation, e cila gjurmon shitjet e smartfonëve, tha se shitjet globale u rritën me 1.5 përqind në tre mujorin e parë të 2025 ndërsa Apple nxitoi të krijonte stok për të shmangur tarifat e vendosura nga presidenti Amerikan Donald Trump.
Përshkallëzimi i tensioneve global ka rezultuar në një turbullirë tregjesh në dy javët e fundit duke shtuar frikën e një recensioni. Apple transportoi 600 tonë iPhone në SHBA nga India për të shmangur tarifat e Trump.
Megjithatë ky i fundit vendosi ti heqë ato për pajisjet elektronike si smartfonët dhe kompjuterët.