back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëApple prezanton smartfonin më të fundit buxhetor iPhone 16E

Apple prezanton smartfonin më të fundit buxhetor iPhone 16E

Siç pritej Apple prezantoi ditën e Mërkure rifreskimin e shumë pritur të iPhone SE. Gjenerata e katërt e pajisjes vjen 3 vite pas përditësimit të fundit madhor të smartfonit buxhetor.

Ky i fundit vjen me një ndryshim të prekshëm ku brendi SE është hequr duke mbajtur smartfonin në një linjë me flagshipët e kompanisë.

iPhone 16E fillon prej 599 dollarësh dhe del në shitje nga data 28 Shkurt.

Funksionaliteti kryesor i telefonit është padyshim integrimi i inteligjencës artificiale Apple Intelligence e cila përfaqëson përgjigjen e kompanisë ndaj ChatGPT dhe Google Gemini.

Ka një model të vogël që operon në pajisje dhe është i aftë të shkruajë përmbledhje, letra apo të gjenerojë imazhe. iPhone 16E tashmë është pjesë e një grupi pajisjesh ekskluzive që mund të operojë Apple Intelligence së bashku me mbarë linjën iPhone 16 dhe versionet iPhone 15 Pro. Një gjë e tillë është e mundur falë integrimit të çipit A18 i cili fshihet edhe në pjesën tjetër të linjës jo-Pro të iPhone 16.

Njësoj si me iPhone-t e tjerë që mbështetin Apple Intelligence, iPhone 16E ju jep përdoruesve qasje në ChatGPT përmes Siri pa pagesë dhe pas një llogari OpenAI. Pajisja është e para që përfshin një modem celular zhvilluar nga Apple, quajtur Apple C1. Ky produkt është një ambicje e gjatë e Apple për të reduktuar varësinë ndaj prodhuesve të çipeve si Qualcomm dhe Intel.

Ndërsa zhvendoset drejt një dizajni të përditësuar, iPhone 16E largon Touch ID në favor të Face ID por rikthen prerjen e kamerës selfie quajtur “Camera Notch.” Porta Lightning është larguar gjithashtu në favor të USB-C ndërsa kompania po standardizon konektorin në mbarë pajisjet e saj.

iPhone 16E ka ekran 6.1-inç OLED dhe jetëgjatësinë më të madhe të baterisë në një iPhone 6.1-inç sipas Apple. Kompania premton 12 orë jetëgjatësi baterie me një karikim të vetëm. Çipi Apple A18 ka 6 bërthama procesorike, 4 grafike dhe 16 bërthama neurale për inteligjencën artificiale. Çipi A18 ka 5 bërthama grafike në iPhone 16 dhe 6 bërthama grafike në iPhone 16 Pro. Në pjesën e pasme gjendet një kamër 48-megapiksel me zmadhim 2x. Apple thotë se mund të realizoni foto 48-megapiksel ose 24-megapiksel.

Modeli origjinal i iPhone SE debutoi në 2016-ën dhe është shitur mirë në vende si Kina dhe India. Çmimi 599 dollarë është 100 dollarë më i lartë sesa gjenerata e fundit e iPhone SE. Porositë për të hapen prej ditës së Premte më 21 Shkurt. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat