back to top
7.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPPP-të po bëhen pa garë dhe transparencë/ Aranita Brahaj denoncon skemën me...

PPP-të po bëhen pa garë dhe transparencë/ Aranita Brahaj denoncon skemën me ligje të posaçme

Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me mënyrën se si, sipas saj, po anashkalohen ligjet ekzistuese përmes akteve të posaçme.

Në reagimin e saj, Brahaj thekson se sa herë që përmirësohet një ligj në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, qeveria gjen mënyra për ta shmangur atë përmes ligjeve të veçanta. Ajo sjell si shembull rastin e Korporata Shqiptare e Investimeve, duke e cilësuar si ilustrimin më tipik të këtij fenomeni.

Sipas saj, megjithëse Shqipëria tashmë ka një legjislacion të përafruar me BE-në për Partneritetet Publik-Private dhe koncesionet, në praktikë këto projekte nuk po zhvillohen sipas këtij kuadri ligjor. Brahaj argumenton se përmes ligjeve të veçanta krijohen partneritete afatgjata publike-private duke shmangur rregullat ekzistuese, çka sipas saj sjell mungesë gare reale, transparence dhe konkurrimi institucional.

Ajo ngre shqetësim edhe për procedurat e përzgjedhjes, duke pretenduar se në disa raste zyrtarët publikë zëvendësohen nga juri arkitektësh pa funksione publike dhe pa përgjegjësi ligjore.

Në reagim përmendet edhe rasti i konkursit për godinën e re të Kadastrës, i organizuar me ligj të veçantë, i cili sipas saj është shpallur katër herë pas tre anulimesh, ndërsa kërkohet që objekti “patjetër” të ndërtohet si kullë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat