Mbrëmjen e djeshme, Arbana Osmani publikoi episodin e parë të “Mirëmbrëma yje”, në llogarinë e saj në YouTube.
Të ftuarit e parë ishin artistët e njohur dhe të dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Ledri Vula, të cilët u përfshinë në rrëfime mjaft të sinqertë.
Mirëpo ashtu siç pritej, nisur nga kurioziteti për emisionin e ri të Arbanës dhe rrëfimin e të ftuarve, “Mirëmbrëma yje” ka vendosur rekord klikimesh, sipas ekspertit Besmir Semanaj.
“Arbana Osmani sapo vendosi rekordin e karrierës së saj në YouTube me premierën e sotme, duke thyer çdo rekord për një podcast/live show pa mbështetjen e një televizioni. Shifrat mund të krahasohen me ato të podcasteve ndërkombëtare”, shkruan ai në InstaStory krahas statistikave.
Postimin e Semanajt e ka rishpërndarë edhe Arbana Osmani në profilin e saj të I”nstagramit.