back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
spot_img
KreuSportiArbër Hoxha: Broja ka nivel për Real Madrid dhe Barcelona

Arbër Hoxha: Broja ka nivel për Real Madrid dhe Barcelona

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha, ka folur këtë të diel në lidhje live për emisionin “Koha Shtesë +3”, duke sqaruar planet e tij për të ardhmen dhe duke komentuar për Armando Brojën.

Hoxha theksoi se aktualisht është i fokusuar te Dinamo Zagreb, ku ka firmosur kontratën e re:

“Më pëlqen Anglia, është nivel më i lartë i futbollit në gjithçka. Kam firmosur kontratën e re me Dinamo Zagreb, ata kanë të drejtat për shitjen time ose vazhdimin në Zagreb. Për oferta konkrete nuk kam dëgjuar dhe nuk jam i interesuar për këtë gjë tani.”

Ai shtoi se ndjehet i gatshëm për të sfiduar futbollin anglez dhe beson se grupi te Kombëtarja po rritet dita-ditës:

“Polonia? Grupi te Kombëtarja është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Atmosfera është shumë e mirë. Besoj se mund të bëjmë ëndrrën realitet. Fitorja në Serbi ishte një faktor. Jemi të bashkuar.”

Sa i përket Armando Brojës, Hoxha nuk kurseu komplimente për talentin e tij:

“Broja? Armando për kualitet nuk ka rival. Cilësitë e tij nuk i vendos në diskutim askush. Lëndimet e kanë dëmtuar për vazhdimësinë, por për kualitet, Broja mund të luajë te Real Madrid dhe Barcelona. Besoj shumë se do rikthehet dhe do na ndihmojë. Ai stërvitet shumë mirë, është një profesionist i vërtetë.”

Hoxha përfundoi duke nënvizuar fokusin e tij te zhvillimi personal dhe karriera profesionale:

“Unë jam i përqendruar te Dinamo Zagreb dhe të bëj më të mirën time për klubin dhe Kombëtaren. Planet e mia janë të qarta, dhe gjithçka tjetër do të vijë në momentin e duhur.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat