back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetArdi Veliu me mision të ri në Vlorë/ Do të mbledhë vota...

Ardi Veliu me mision të ri në Vlorë/ Do të mbledhë vota për PS-në

Ardi Veliu e kemi parë të hiqte tej kapelen dhe uniformën e policit kur i duhej të mblidhte vota për Partinë Socialiste dhe të keqpërdorej nga Edi Rama për punët e pista të pushtetit të tij.

Tani që nuk është më drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu ka marrë edhe detyra konkrete në parti. Siç mëson Lapsi.al ai është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së.

Veliu do të jetë krah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili do të kandidojë për deputet në qytetin e Vlorës. Prezantimin e Veliut e ka bërë vetë ministri Vëngu në takim me organizatat socialiste.

Kujtojmë se pasi Rama e turpëroi Ardi Veliun përmes letrës së dorëheqjes së detyruar e gradoi për pak muaj si zv.ministër të Infrastrukturës.

Më pas Veliu u rikthye në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ndërkohë së fundi është emëruar nga Rama në krye të kompanisë së re shtetërore që do të drejtojë prodhimin e armatimit në Shqipëri.

Ardi Veliu mbahet mend si një nga drejtuesit më famëkeq të Policisë së Shtetit. E nëse i kujtoni pamjet e marrjes zvarrë të Ilir Metës nga Policia e Shtetit, mos harroni që Ardi Veliu mori privatisht në makinën e tij Klement Balilin, i njohur si “Escobari i Ballkanit”.

Bëmat e tij janë të shumta, përfshi edhe gënjeshtrën para kamerave se në makinën e masakrës së Elbasanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, nuk kishte listëpagesa dhe karta identiteti që faktonin se si grupet kriminale të PS-së blinin vota nëpër qytet. Krejt e kundërta u faktua më vonë. Por pavarësisht nga gafat spektakolare, Veliu ka pasur gjithmonë mbështetjet e kreut të qeverisë, që prej 5 shkurtit 2018, kur ai mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policiës nga Haki Çako. 

Edi Rama nuk e shiti Ardi Veliun as pas dhunës mostruoze dhe shproporcionale që manifestoi në mitingjet e opozitës. Ai nuk e bëri këtë as pas rahjes kafëshërore që pësuan aktivistët e Aleancës për Teatrin, në natën e shembjes së tij. Ai i doli në mbrojte gomarllëqeve proverbiale të kryepolicit, që e justifikoi dhunën ndaj një adoleshenti me faktin se nëna aktore filmash kishte sjellje të papërshtatshme morale.

“Drejtori për të cilin kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizmin e rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar pa diskutim. Drejtori ka gabuar e them pa asnjë rezervë ka gabuar, por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike…” deklaroi kryeministri pasi u mor vesh se fotot me pistoletë të aktores Zaida Çobo ishin sekuenca të një filmi artistik. 

Ai madje aplikoi një standart të dyfishtë nga ai që përdori me ministrin e brendëshëm Sandër Lleshaj, në momentin e vrasjes së Klodian Rashës. “Ardi Veliu është një figurë për tu respektuar nga të gjithë se është i drejtë dhe i ndershëm, ndonëse jo i pagabueshëm. Ai nuk ka lidhje me krimin dhe korrupsionin që shpesh e ka njollosur uniformën e policisë së shtetit”, këmbënguli kryeministri pas protestave të forta të të rinve që tronditën Tiranën në 15 dhjetor 2020./Lapsi.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat