Ardian Ismajli po vazhdon me paraqitjet e mira këtë edicion në Serie A.
Mbrojtësi i Kombëtares është një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Empolit këtë sezon, duke merituar edhe vendin në formacionin më të mirë të muajit për herë të dytë.
Sipas ‘WhoScored’, Ismajli bën pjesë në formacionin e muajit nëntor në Serie A, duke u vlerësuar me notën 7,32. Vlerësim i rëndësishëm për shqiptarin, që vjen në një kohë kur emri i tij përflitet në klube të mëdha si Inter, Fiorentina, Juventus dhe Napoli.
Paraqitje të jashtëzakonshme ka bërë në Premier League edhe portieri i Kosovës, Aro Muric, me fanellën e Ipswich.
Falë pritjeve të tij të shkëlqyera, Muric është zgjedhur në formacionin e muajit nëntor në elitën e futbollit anglez, me emra si Salah, Fernandes dhe Marzaoui.