Vajza e kreut të PD, Sali Berisha, Argita Malltezi sapo ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Malltezi shprehet se është thirrur të dëshmojë në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024.
Kujtojmë se kreu i PD Sali Berisha është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa
Jamarbër Malltezi është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dosjen Partizani.