back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetArian Ndoja reagon pas videos me Olsi Ramën/ A ishte Ervis Doci...

Arian Ndoja reagon pas videos me Olsi Ramën/ A ishte Ervis Doci në tavolinë me ta?

Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-prokuror, Arian Ndoja, ka reaguar pas publikimit të një videoje në media, ku shfaqej duke drekuar së bashku me Olsi Ramën dhe disa persona të tjerë.

Në një sqarim publik, Ndoja thekson se drekës i është bashkuar si i ftuar, ndërsa organizatorët e saj ishin Bilbil dhe Hajredin Kastrati, dhe se ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor 2021, në fshatin Bushtrice të Kukësit. Deputeti shton se pjesëmarrja e tij ka qenë pjesë e edukatës dhe zakoneve shqiptare të mikpritjes dhe nderit, dhe se nuk kishte arsye të distancohej nga të ftuarit.

Ai gjithashtu ka saktësuar identitetin e personave në video, duke theksuar se personi që ishte identifikuar gabimisht si Ervis Doci, në fakt është Ardit Raines.

Në përfundim, Ndoja thekson se ky reagim ka për qëllim të sqarojë kontekstin e drekës dhe të korrigjojë çdo keqkuptim që mund të jetë krijuar nga publikimi i videos.

Deklarata e plotë drejtuar ndjekësve dhe mediave:

“Të nderuar ndjekës dhe miq! Marr shkas nga publikimi i një lajmi dhe një video sot, në portalin “Alfapress” ku shfaqem unë dhe shtetasi Olsi Rama, së bashku me persona të tjerë duke drekuar.

Në lidhje me sa më sipër, ju bëj me dije sa më poshtë: Dreka është organizuar rreth katër vite më parë, më datën: 16.11.2021, nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati. Dreka është bërë në fshatin Bushtrice të Kukësit. Unë kam qenë i ftuar dhe jo organizatori, por nuk kam pasur arsye që të braktisja drekën e organizuar nga personat e lartëpërmendur, dhe as të mbaja qëndrim ndaj askujt përderisa isha i ftuar. Ky qëndrim është pjesë e edukatës time familjare dhe prejardhjes dhe një zakon i mirë i shqiptarëve që i ruajnë akoma si vlera, mikëpritjen dhe nderin.

Prezant kanë qenë këta persona: Bilbil Kastrati, Hajredin Kastrati, Luftar Kastrati, Dashamir Guza, Azem Celmani, Adnan Suknikaj, Luan Zeka, Ahmet Cani, Mondi Voga, Lumir Soja, Ardit Toska, Bledar Kakuli, Perparim Bulica, Astrit Ternova, Nardi Xhamaxhi, Astrit Matmuja, Ardit Raines, tre rapsodë të Kukësit dhe Olsi Rama.

Personi që në video është vendosur me rreth si shtetasi Ervis Doci, është Ardit Raines.

Me respekt,
Arian Ndoja”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat