back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBotaArmëpushimi mes Izraelit dhe Hizbollah, hyn në fuqi

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hizbollah, hyn në fuqi

Natën në të gdhirë të ditës së mërkurë (27.11.2024) mes Izraelit dhe Hisbollahutnë Liban hyn në fuqi armëpushimi. Këtë e deklaroi presidenti i SHBA-së Joe Biden gjatë një fjalimi. “Sipas marrëveshjes së arritur sot, luftimet në kufirin libanezo-izraelit do të marrin fund në mëngjes në orën 4 sipas orës lokale”, tha Biden. Qëllimi është t’u jepet fund armiqësive të vazhdueshme. Biden e vlerësoi marrëveshjen si shans për armëpushim edhe në Rripin e Gazës. Qeveria e tij do të ndërmarrë një nismë të re, për të arritur që t’u jepet fund luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, tha Biden.

Franca dhe SHBA duan të angazhohen bashkarisht, për të garantuar respektimin e armëpushimit. Kjo mësohet nga një deklaratë e përbashkët e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe Joe Biden, publikuar në Paris. Sipas të dhënave të zyrës së kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu më parë kabineti i Sigurisë në Izrael e kishte miratuar armëpushimin. Marrëveshja e armëpushimit u ndërmjetësua nga SHBA dhe Franca.

Mbikqyrja nga OKB-ja dhe një grup shtetesh
Më parë u njoftua, se armët do të heshtin për 60 ditë. Pas ndërprerjes së luftimeve milicët besnikë ndaj Iranit, sipas njoftimeve ende të pakonfirmuara, duhet të tërhiqen rreth 30 km përtej lumit Litani në veri të kufirit izraelito-libanez. Më pas trupat izraelite të këmbësorisë brenda 60 ditësh duhet të tërhiqen nga Libani.

Për të penguar kkthimin e luftëtarëve të organizatës së kategorizuar terroriste Hisbollah, ushtria libaneze, që nuk është e përfshirë në luftime, duhet të dislokohet paralelisht me tërheqjen e trupave izraelite në zonën kufitare, njoftojnë njëzëri mediat. Marrëveshja do të mbikqyret nga grupi i shteteve nën drejtimin e SHBA-së bashkë me Francën, Libanin, Izraelin dhe trupën e paqes të OKB-së, UNIFIL, e cila është e vendosur prej vitesh në Liban. Komisioni i mbikqyrjes duhet të kujdeset, që milicët të mos riarmatosen. Trupat e SHBA-së nuk do të zhvendosen në jug të Libanit për sigurimin e paqes. Në një hap të mëvonshëm Izraeli dhe Libani duhet të negociojnë lidhur me çështjet e diskutueshme për kufirin./DW

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat