back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia“Arrestimi i Metës, i mangët, duhet të "shkrihet" edhe banda e tij/...

“Arrestimi i Metës, i mangët, duhet të “shkrihet” edhe banda e tij/ “Të sekuestrohen pasuritë”

Avokati Romeo Kara thotë se pavarësisht tentativave, Ilir Meta nuk mund të dalë nga burgu. I ftuar në “Tirana Live”, ai deklaroi se arrestimi i tij është i mangët. Sipas avokatit, përveç Metës, duhet të hetohen edhe ata që ai tha se i përkasin bandës së kreut të Partisë së Lirisë.

“Nuk mund t’i nxjerrë asnjë avokat nga aty. Çfarë ta bën vetja s’ta bën kurrkush. Këta ia kanë bërë vetes por edhe ne. Këta jo vetëm që janë të këqijtë e vetes së tyre, por do të bëhen të këqijtë e bandës së tyre. Janë armiq publik. Një i korruptuar në postet më të larta është një armik publik. Nuk pres që të dalë zotëria.

Pres që e gjithë banda e tij të shkrihet e para dhe të çahet akulli, që nuk kemi të bëjmë me një person por bandë. Këta pushtetarë nën Metën, këta gazetarë që gëzoheshin kur takonin Metën, dhe që janë pasuruar, nga kanë dalë këto para? Nga pasuritë publike. Them se serioziteti do të fillojë kur pasuritë e tyre të sekuestrohen. Nuk kam parë pasuri të sekuestruara.

Në perceptimin tim ai ka miliarda. Duhet sekuestruar pasuria pothuaj e të gjithë stablishmentit polik, oligarkëve dhe kriminelëve të mëdhenj. Miliardat nuk mund të lejohen më. Deri në 4 breza, sipas ligjit me konfliktin e interesit, duhet të hetohen”, u shpreh ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat