back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaArrestimi i Metës/ Proda: Vepruam proporcionalisht, çështja është nën hetim

Arrestimi i Metës/ Proda: Vepruam proporcionalisht, çështja është nën hetim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të PD-së, Klevis Balliu, lidhur me mënyrën se si u arrestua Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Balliu deklaroi se “Meta u arrestua si terrorist”, ndërsa sipas tij, policia tregohet e butë ndaj grupeve kriminale.

“Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë,” u shpreh Balliu në Komision.

Në përgjigje, Proda tha se ngjarja po hetohet, por pranoi se është përdorur forcë ndaj ish-presidentit, duke theksuar se kjo ndodhi për shkak të rezistencës së tij gjatë shoqërimit.

“Çështja është nën hetim. Nuk kemi të bëjmë me veprim arbitrar, por me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e Shtetit, kur has rezistencë, përdor forcë të nevojshme dhe besoj se ajo ka qenë proporcionale me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur,” tha Proda.

Drejtori shtoi se institucionet përgjegjëse do të çojnë përpara hetimin për të sqaruar çdo aspekt të operacionit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat