Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Erion Veliaj.
Ndryshe nga reagimet për zyrtarë të tjerë trë PS-së, Rama ka zgjedhur t’i dalë në krah të Veliajt dhe të lërë mënjanë qëndrimin “skam koment”, apo “drejtësia të bëjë punën e saj”, dhe “secili mban përgjegjësi për veten”.
Ai ka folur edhe për thirrjen për dorëheqjen nga opozita.
“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, kanë vënë shishet poshtë, që kërkojnë dorëheqjen time. U deti kos edhe o burra të hidhemi tek Kryeministria”, tha ai.
Deklarata e Ramës
Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “skam koment”.
Unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mia. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj. Sot opinioni im është ky:
Drejtësia e re ka fituar vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vijojë njëlloj, por nuk ka pse mos shprehim edhe opinionet kritike, që do të ndihmojë edhe më tej konsolidimin e saj.
U bë 5 vite që flasin të tërë para e mbrapsht për këto që bën parakalimin para kamëerave tek stacionin e trenit, dhe vetëm PS forca që qeveris vendin, heshtim.
Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e drejtësi, deri këtu, por kuptojmë që u mungon kritika kontruktive.
Përballen sot me hosananë e një pjesë të publikut që me zor ka pritur të shohë pushtetarë të lidhur, ose sulme destruktive të asaj pjese të udhëhequr nga bufi i stërplakur dhe kua kua-të.
Në këtë proces pas 5 vitesh institucionet kanë krijuar një vetëbesim të plotë dhe u ka munguar kritika konstruktive.
I nisur nga një novelë, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 4000 faqe ku prokurorët dhe gjykatësit paraprakë kanë arritur që edhe nënën me fëmijën 6 vjeç ta lënë në Arrest shtëpie kur babanë e kanë çuar në qeli.
Kemi pasur edhe raste të tjera ku për 1001 arsye janë trajtuar ndryshe.
Mungesa e uniformitetit që merren dhe trajtohen si kriminelët e kriminelëve Veliaj, Xoxe dhe fëmija 6-vjeç, ka një peshë të tillë që nuk duhet folur pa u zbardhur krimet që e paskan lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq. Flas për krimet e provuara, jo ata nga gojët e ndyra. Më thonë bëhu burrë e jep dorëheqjen. Për çfarë arsye ta jap?