Policia ka arrestuar Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Emri i Flamur Rraja është përmendur edhe në ngjarjen e dhunshme të 6 korrikut 2023, ku së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të fisit Maja.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C.
Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.