back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëArtan Hoxha rrëfen ndalimin në Greqi/ “Më morën shenjat si kriminel, më...

Artan Hoxha rrëfen ndalimin në Greqi/ “Më morën shenjat si kriminel, më pyetën pse flas kundër”

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të plota mbi ndalimin e tij në pikën kufitare me Greqinë dhe shpalljen non-grata nga autoritetet greke, dy ditë më parë. Ngjarja, sipas tij, erdhi pa asnjë paralajmërim dhe u shoqërua me procedura që zakonisht aplikohen ndaj personave me precedentë penalë.

I ftuar në studion e News24, Hoxha tha se gjithçka nisi në momentin kur po kalonte kufirin. “Kur po kaloja vijën e parë, më ndaluan dhe më thanë se kishte një problem me pasaportën. Nuk ma kthyen dhe më çuan në vijën e dytë, ku është stacioni policor,” tregoi ai.

“Më kërkuan gjurmët e gishtave dhe retinën e syrit”

Gazetari rrëfeu se procedurat që iu kërkuan ishin të paprecedenta për një qytetar pa asnjë çështje penale në Greqi.

“Oficeri më tha të lija gjurmët e gishtave dhe retinën e syrit. I thashë që nuk jam kriminel. Nuk kam asnjë problem penal në Greqi. Por ai më tha se ishte procedurë e detyrueshme nëse doja pasaportën time,” kujtoi Hoxha, i cili shtoi se nuk iu dha asnjë arsye zyrtare për shpalljen non-grata.

Pyetja që e la të shtangur

Pas procedurave të identifikimit, nisi marrja në pyetje. Hoxha thotë se u habit kur oficeri grek e pyeti drejtpërdrejt për qëndrimet e tij publike.

“Oficeri më tha: Pse ke patur këtë qëndrim ndaj Greqisë? U shtanga. I thashë se nuk di të kem fobi ndaj Greqisë. Madje kam qenë aktiv edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Europian,” tha ai.

Gazetari deklaroi se është i bindur se ndalimi dhe shpallja e tij non-grata lidhen me analizat dhe qëndrimet e shprehura publikisht për çështjen e Fredi Belerit.

“Kur Beleri u bë pjesë e politikës së brendshme greke, mediat opozitare greke më furnizuan me materialet e tyre për të. Mesa duket ky ekspozim i së kaluarës së tij krijoi probleme. Kjo tregon edhe rolin e drejtësisë greke që ka ndihmuar kriminelë të shpëtojnë ekstradimit në Shqipëri,” u shpreh Hoxha.

Gazetari nënvizoi se nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe se vendimi i autoriteteve greke është politik dhe i pabazuar. Aktualisht, ai mbetet i shpallur non-grata pa një argument zyrtar nga pala greke.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat