back to top
7.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetArtion Bajramaj: Primaret e PD-së ishin pozitive, por dështuan

Artion Bajramaj: Primaret e PD-së ishin pozitive, por dështuan

Ish-kreu i FRPD, Artion Bajramaj, gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës komentoi mbi procesin e primareve, duke theksuar se ato kishin një ndikim pozitiv, por sipas tij, nuk arritën të japin rezultatin e dëshiruar.

“Duhet të ketë transparencë mes bazës dhe strukturave. Patëm probleme të tjera, si primaret, që për mendimin tim ishte një sistem shumë i mirë sepse i elektrizoi njerëzit dhe i vuri në lëvizje. Rregullat e lojës vendosen përpara, nuk mund t’i vendosësh më pas,” tha Bajramaj.

Ai shtoi se nuk mund të ndodhë që fituesi i primareve të mos respektohet, dhe të ketë ndërhyrje nga strukturat e larta për të ndryshuar renditjen e kandidatëve.

“Patëm probleme me listat e mbyllura, patëm probleme me organizimin e deputetëve me listat e mbyllura,” përfundoi Bajramaj.

Deklaratat e tij nënvizojnë nevojën për transparencë dhe respektim të rregullave në proceset zgjedhore të brendshme të PD-së, duke reflektuar shqetësimet mbi sistemin aktual të përzgjedhjes së kandidatëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat