back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetAsambleja e PS, Rama për Veliajn: I është mohuar gjykimi në liri

Asambleja e PS, Rama për Veliajn: I është mohuar gjykimi në liri

Ka nisur Asambleja e Partisë Socialiste, nga ku pritet të dalin emrat e kabinetit të ri të qeverisë “Rama 4”. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te situata e krijuar në Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Rama e cilësoi rastin si të paprecedentë, duke thënë se Veliajt i është mohuar e drejta për t’u gjykuar në liri dhe se janë publikuar biseda të tij me familjarët nga burgu, gjë që sipas tij nuk ndodh as në demokraci, as në diktaturë.

“Pas 7 muajsh, Tirana nuk ka një kryetar bashkie të zgjedhur nga qytetarët, ndërsa kryetari aktual është i dënuar për çështje që nuk lidhen me detyrën. Sot kemi një kryetar që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. Madje, në shkelje hapur të ligjit, i janë nxjerrë edhe bisedat me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, as diktatorial,” tha Rama.

Ai nënvizoi se Tirana nuk mund të udhëhiqet për një kohë të gjatë nga një zëvendës pa legjitimitet votues dhe se është koha për të marrë një vendim politik.

“Tirana ka punë të mëdha përditë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj, përkundrazi e falenderoj. Por sot duhet të marrim një vendim politik, për të hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri në bashki. Këshilli Bashkiak duhet të vërë në lëvizje mekanizmin për shkarkimin,” u shpreh kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat