back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëAsnjë fitues për drejtorin e Gardës/ Kandidat me pikë më të lartë...

Asnjë fitues për drejtorin e Gardës/ Kandidat me pikë më të lartë skualifikohet

Ka dështuar në minutat e fundit gara për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Kandidatët që morën pjesë në proces janë njoftuar zyrtarisht përmes një emaili nga komisioni i vlerësimit, ku bëhet me dije se procedura është përfunduar pa shpalljen e një fituesi.

Sipas burimeve mediatike, një nga kandidatët që ishte vlerësuar me numrin më të lartë të pikëve nga komisioni, nuk plotësonte një nga kriteret ligjore të domosdoshme për t’u shpallur fitues, konkretisht ciklin e dytë të arsimit të lartë. Për pasojë, gara nuk është finalizuar me sukses.

Për këtë arsye, pritet që procedura të rihapet dhe të shpallet një garë e re për drejtimin e Gardës së Republikës.

Në njoftimin zyrtar dërguar kandidatëve, komisioni sqaron se, pas përfundimit të të gjitha fazave të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procesi nuk u finalizua me shpalljen e një kandidature fituese. Sipas mesazhit, procedura është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar parimet e ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta.

Komisioni ka falënderuar kandidatët për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të hapet sërish gara për këtë pozicion.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat