back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniAsnjë gjobë për mosrespektimin e gjuhës shqipe

Asnjë gjobë për mosrespektimin e gjuhës shqipe

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut nuk është gjobitur asnjë institucion dhe funksionar për mosrespektim të gjuhës shqipe. Këtë e konfirmon Alsat nga të dhënat e siguruara nga Gjykata Administrative, në lidhje lëndët e formuara, masat dhe vendimet për mosrespektimit të dispozitave të Amendamentit V të Kushtetutës dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Sipas të dhënave, prej 1 janarit të vitit 2020 deri më 12 nëntor të vitit 2024 janë formuar vetëm tre lëndë për shkelje të dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Për njërën lëndë, Gjykata njofton se është refuzuar padia, ndërkaq për dy të tjera as nuk është miratuar vendim.

“Në lëndën URP Numër 87/22, Gjykata ka sjellë vendim me datë 14 shkurt 2024 me ç’rast është refuzuar padia, dhe lënda ndodhet në procedurë ankimimi para Gjykatës së Lartë Administrative, ndërkaq lëndët URP numër 69/24 dhe URP numër 70/24 janë në procedurë të vendosjes dhe për të njëjtat ende nuk janë sjellë vendime”, thonë nga Gjykata Admnistrative.

Kjo e dhënë, është dramatike mu për shkak se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka niveli të lartë të moszbatimit, gjegjësisht shkeljes nga ana e zyrtarëve dhe institucioneve shtetërore. Kjo, dëshmohet pikërisht me raportet e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Prej qershorit të vitit 2021 deri në qershorin e vitit 2024, inspektorët e këtij inspektorati kanë kryer gjithsej 357 inspektime.

Por, prej tyre, madje në 246 inspektime apo në 70% është konstatuar parregullsi, respektivisht mosrespektim të gjuhës shqipe nga ana e institucioneve. Pavarësisht shkeljes masive, askush nuk është ndëshkuar. Ky mbase është treguesi më i mirë pse institucionet dhe funksionarët sillen me shpërfillje ndaj gjuhës shqipe.
I tillë ishte interpretimi kreativ i ministrit të Administratës Goran Minçev për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili tha se komunikatat do t’i dërgojnë vetëm në maqedonisht, ndërkaq shqipja në komunikata do të përdoret sipas nevojës dhe me kërkesë.

Alsat, e paraqiti në Inspektorat Minçevin, por edhe kolegun e tij Ivan Stoillkoviq për mosrespektim të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Megjithatë, si do të jetë fati i lëndëve shkeljet ligjore, mbase tregojnë statistikat paraprake./Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat