back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniAtentat në Kumanovë/ Plagoset kandidati i BDI-së, Zekirja Shahini

Atentat në Kumanovë/ Plagoset kandidati i BDI-së, Zekirja Shahini

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Zekirja Shahini, është qëlluar me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar të BDI-së, persona të maskuar zunë në pritë bartësin e listës së këshilltarëve të kësaj force politike në komunën e Likovës.

Shahini, 43 vjeç, nga fshati Sllupçan, ka marrë tre plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Kumanovës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët kanë deklaruar se autori mbante maskë dhe u largua me shpejtësi pas të shtënave.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, BDI e ka cilësuar sulmin si një “akt barbar” dhe ka vendosur të pezullojë aktivitetet e ditës së sotme.

“Fatmirësisht jeta e kandidatit është jashtë rrezikut, por kërkojmë nga institucionet e drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të reagojnë menjëhere”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat