back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAtentati ndaj Gentian Bejtjas/ Prokuroria kërkon 23 vite burg për një prej...

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Prokuroria kërkon 23 vite burg për një prej autorëve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar dënimin me 23 vite burg për Ilir Beqarajn, i dyshuar si një prej autorëve të vrasjes së Gentian Bejtjas, e ndodhur më 15 mars 2024 në banesën e viktimës.

Beqaraj akuzohet për rolin e ndihmësit në atentat dhe për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim;

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

“Falsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave të falsifikuara”.

Sipas hetimeve, persona të armatosur hyrën në oborrin e Bejtjas në Larush, Fushë Krujë, dhe qëlluan disa herë mbi të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pak minuta më pas, një automjet tip Land Rover, i përdorur nga autorët, u gjet i djegur në fshatin Hasan, Fushë Krujë.

Provat e administruara përfshijnë:

GPS e automjeteve, që tregonte lëvizjet e Beqarajt pranë vendngjarjes;

Profil gjenetik në automjetin Volkswagen Golf, që lidhet me Beqarajn dhe të tjerë të arrestuar për ngjarjen.

Prokuroria kërkon që Beqaraj të shpallet fajtor dhe të dënohet:

21 vite për vrasjen me paramendim në bashkëpunim;

2 vite për mbajtje pa leje të armëve;

1 vit për falsifikim dokumentesh.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimet kërkohen të bashkohen në një dënim të vetëm prej 23 vitesh burg.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat