back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiAustralian Open/ Djokoviç tërhiqet nga gara, i hap rrugën drejt trofeut Sinnerit

Australian Open/ Djokoviç tërhiqet nga gara, i hap rrugën drejt trofeut Sinnerit

Zverez në fakt arriti të pres biletën për në finalen e madhe, pa e përfunduar duelin e gjysmëfinales ndaj serbit Djokoviç, kjo pasi ky i fundit, u detyrua të tërhiqej nga gara pas setiti të parë për shkak të një dëmtimi.

Pasi humbi setin e parë me tiebreak Novak Xhokovicc vendosi të tërhiqej nga gjsëmfinalja duke i hapur kështu rrugën drejt finales për Aleksandër Zevrev. Publiku prezent e vërshëlleu vendimin e tenistit serb për mosvijimin e garës, por ishte gjermani Zverez I cili I doli në mbrojtje Djokoviç, teksa theksoi se Djokoviç e kishte të pamundur të vijonte, megjithatë ai mbetet një ikonë, që I ka dhënë shumë këtij sporti.

Në finale Zverez do të gjejë përballë, Janik Siner, me nr.1 të botës, që do të ketë shansin të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në Australian Open duke arritur një tjetër finale.

Tenisti italian mundi në tri sete Ben Shelton duke siguruar kështu një duel me Aleksandër Zeverevin, të cilin e ka mposhtur gjithmonë (në gjashtë precedentë).

Italiani dominoi duelin që zgjati për 2 orë e 38 minuta me shifrat 7-6, 6-2, 6-2 ndërsa të dielën në orën 9:30 të mëngjesit do të sfidojë numrin dy në botë. Siner është fitues i dy finaleve Slam ndërsa Zverev ka humbur dy të tilla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat