back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetGara për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH/ Përzgjidhen kandidatët

Gara për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH/ Përzgjidhen kandidatët

Komisioni i Medias ka zgjedhur emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH.

Kandidatët e përzgjedhur për kryetar janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, ndërsa për anëtarë të Këshilli Drejtues janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

Emrat tashmë pritet të kalojnë për votim në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës së të enjtes (13 mars).

Më 13 shkurt, Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi 11 anëtarët e këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit dhe një sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat