Data 1 shkurt shënon hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, teksa ulja e tarifave do të reflektohet te fatuarat që do të paguhen në muajin mars.
Kujtojmë se me 8 janar 2025 Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimet e reja të energjisë për konsumatorët familjarë, të cilat do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2025.
Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kw/h, çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat për orë pra 1 lekë më pak. Ndërsa për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat.
Ndërkohë sa i takon konsumatorëve që janë mbi këtë fashë pra kush konsumon 701 KWh do të duhet të paguajë të gjithë sasinë e energjisë nga KËh 1 në KËh 701 me çmim 9.5 lekë KWh.
Më herët ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se konsumimi mujor i abonentëve nga 0 – 700 kËh është 1070 000 ose 95% e kontratave.
Që do të thotë se mbi 1 milionë përfitojnë ulje të çmimit.