Jennifer Lopez dhe fëmija i saj jo-binar (i papërcaktuar në gjini), Emme Maribel Muñiz, u fotografuan së bashku gjatë një dalje të veçantë në Broadway, ku morën pjesë në premierën e shfaqjes “Good Night, and Good Luck” (“Natën e mirë dhe fat të mirë”).
Të dy u shfaqën të veshur me elegancë në ngjyra të zeza. Jennifer Lopez kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi me dekolte të theksuar, ndërsa Emme kishte veshur një kostum të zi, një këmishë të bardhë dhe një kravatë klasike – një kombinim që reflektonte stilin personal dhe identitetin e tyre jo-binar.
Kjo nuk është hera e parë që nënë e fëmijë shfaqen bashkë në publik. Kohët e fundit, ata morën pjesë edhe në premierën e shfaqjes “Otello”, ku rolet kryesore i kishin Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal. Pas kësaj mbrëmjeje, Lopez e përshkroi daljen me Emme në Instagram si “takimi më i mirë ndonjëherë”.
Sipas burimeve të Page Six, gjatë një daljeje të ngjashme, një fotograf iu afrua shumë Emme-s, çka e shtyu Jennifer-in të reagojë në mënyrë mbrojtëse – një tregues i lidhjes së fortë që ka me fëmijët e saj. Në një intervistë për People në vitin 2020, ajo kishte deklaruar: “Është një dashuri e pakushtëzuar. E di që të gjithë ndihen kështu për fëmijët e tyre, por unë ndjej se ata janë vërtet të veçantë. Mezi pres të shoh çfarë do të arrijnë në jetë”.