back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetAvari në linjën “Guri i Kuq-Prrenjas”/ Pa energji disa zona të Librazhdit

Avari në linjën “Guri i Kuq-Prrenjas”/ Pa energji disa zona të Librazhdit

Moti i keq që përfshiu vendin në 48 orët e fundit me reshje bore, temperatura të ulëta dhe erë të fortë shkaktoi probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike në disa zona, kryesisht në veri dhe juglindje.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bën të ditur se për shkak të avarisë në linjën e OST “Guri i Kuq-Përrenjas”, sot në orën 08:37 kanë mbetur pa energji disa zona në Librazhd:

Pa energji janë qyteti Prrenjas, fshtatrat Skroskë, Peshtan, Pishkash, Selishtë, Varovë, Luqinjë, Proptisht, Stravaj, Stranik, Vishok, Katjel, Qukës, Rrajcë, Bardhaj, Kotodesh, Kovanik, Sutaj, Urakë, Pocivallë, Lin.

OSSH bën të ditur se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit e rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat