Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ka marrë vendimin për të bojkotuar të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore në datat 9 dhe 10 tetor 2025.
Ky bojkot përfshin të gjitha çështjet penale, civile dhe administrative, në të gjitha nivelet e gjykimit.
Vendimi vjen si reagim ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur në sallën e gjyqit të Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua gjatë seancës, duke tronditur opinionin publik dhe sistemin e drejtësisë në vend.
Dhoma e Avokatisë e cilëson këtë akt si një goditje të rëndë ndaj sigurisë së magjistratëve dhe funksionimit të shtetit të së drejtës, duke kërkuar masa urgjente për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve në ushtrimin e detyrës së tyre.