back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAvokatët Penalistë thirrje kryeministrit: Hiq dore nga pushteti gjyqësor

Avokatët Penalistë thirrje kryeministrit: Hiq dore nga pushteti gjyqësor

Shoqata e Avokatëve Penalistë, e drejtuar nga avokati Saimir Vishaj, ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, i cili kishte vendosur të rikthente në detyrë ish-drejtorin e AMP-së së Vlorës.

Në reagim, Shoqata e Avokatëve Penalistë e konsideron sjelljen e kryeministrit të papranueshme dhe një tentativë për të rrembyer pushtetin gjyqësor. Ata theksojnë se Rama po kërcënon gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa mbështet fuqimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.

“Hiq dore nga pushteti gjyqësor, është pushtet i pavarur. Vetëm Enveri jepte urdhra që ktheheshin në vendime gjyqësore. Ti nuk je Enveri, por po ja kalon atij…”, thuhet në reagim. Shoqata shpreh solidaritet me gjyqtarin Boshku dhe kërkon që kryeministri të respektojë ndarjen e pushteteve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat