back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAvokati i Martinit ngre dyshime/ Nuk dihet nëse u vra me thikën...

Avokati i Martinit ngre dyshime/ Nuk dihet nëse u vra me thikën e gjetur nga policia

Redi Ramaj, avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani tha në emisionin People në Euronews Albania se hetimi lidhur me ngjarjen e rëndë ka qenë i mangët dhe problematik.

Avokati hodhi dyshime se i mituri mund të mos jetë vrarë me thikën e gjetur nga policia.

“Arma është gjetur shumë me vonesë, është thënë që është gjetur një thikë që nuk e dimë nëse është ajo me të cilën është kryer vrasja. Një gjë dihet me siguri, që as viktima dhe as i plagosuri nuk kanë pasur armë të ftohta, të tjerët të përfshirë në konflikt kanë pasur. Pas 5 ditësh u diskutua a kushte armë, ku ishte hedhur, dhe nuk e dimë tani a është arma me të cilën është kryer vepra penale”, tha avokati.

Më 18 nëntor, Martin Cani 14-vjeç u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, M.P para shkollës “Fan Noli”, ku studionin të dy.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat