back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaBacklog-u prej 140 mijë çështjesh sfidon drejtësinë/ SPAK kërkon ndryshime

Backlog-u prej 140 mijë çështjesh sfidon drejtësinë/ SPAK kërkon ndryshime

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor, e cila mbledh aktorët kryesorë të drejtësisë, përfaqësues ndërkombëtarë dhe presidentin e vendit.

Ndërsa Braho ndoqi aktivitetin i veshur me tunikën e prokurorit, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili mungoi fizikisht, përcolli mesazhet e tij përmes Zëvendës Kryeprokurorit Arqilea Koça.

Koça theksoi shqetësimin për mbivendosje kompetencash mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Prokurorit të Përgjithshëm, duke kërkuar ndarje të qartë të përgjegjësive përmes ndryshimeve ligjore.

“Ne sugjerojmë që kuadri ligjor aktual ka nevojë për qartësimin e fushave të përgjegjësive të KLP dhe Prokurorit të Përgjithshëm mbi ndërveprimin, bashkëpunimin dhe administrimin”, u shpreh Koça.

Në një drejtësi që gjendet në vitin e dhjetë të reformës, vakancat në gjykata dhe ngarkesa e lartë e çështjeve  rreth 140 mijë të pazgjidhura vazhdojnë të jenë sfidat kryesore për besimin e publikut. Presidenti i vendit theksoi rëndësinë e përmirësimit të funksionimit të sistemit dhe reduktimin e “backlog”-ut, i cili përkthehet në pritje të gjatë për qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat