back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaBalanca negative dhe pasuritë e dyshuara/ KPA konfirmon shkarkimin e Zhukrit

Balanca negative dhe pasuritë e dyshuara/ KPA konfirmon shkarkimin e Zhukrit

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i përbërë nga Sokol Çomo (kryesues), Natasha Mulaj (relatore), Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi (anëtare), shpalli sot vendimin për çështjen nr. 28/2024, që i përket ankimit të gjyqtarit Agron Zhukri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 759, datë 19.04.2024.

Pas shqyrtimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi unanimisht lënien në fuqi të vendimit të KPK, duke e bërë atë përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

Zhukri u shkarkua nga detyra më 19 prill 2024, pasi KPK konstatoi balanca negative në vlera të mëdha dhe pamundësi financiare të familjes për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.

Emri i Agron Zhukrit ishte përfolur edhe në mars 2022, gjatë shqyrtimit të konfliktit të brendshëm në Partinë Demokratike për logon dhe vulën e partisë, ku ai kishte mbështetur Sali Berishën dhe grupin e Rithemelimit. Vendimi fillimisht u rrëzua nga Gjykata e Apelit për arsye procedurale dhe u rikthye për shqyrtim në shkallë të parë, duke sjellë kështu këtë vendim përfundimtar sot.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat