back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Do e kallëzoj penalisht”/ Balla i përgjigjet publikimit të Pekës

“Do e kallëzoj penalisht”/ Balla i përgjigjet publikimit të Pekës

Një fotografi e publikuar nga gazetari Çim Peka, ku aludohet se një person që shkëmben mesazhe me një të panjohur dhe i ofron një orë luksoze është Taulant Balla, ka shkaktuar debat të gjerë në rrjetet sociale.

Pas publikimit, ka reaguar vetë Balla, i cili i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet, duke i cilësuar si të pavërteta.

Në një prononcim për Newsbomb, ai deklaroi se fotografia nuk ka asnjë lidhje me të dhe se bëhet fjalë për një lajm të rremë.

“Është një fake news, sepse ai nuk është telefoni im”, është shprehur Balla.

Më tej, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste paralajmëroi se do të ndjekë rrugë ligjore ndaj gazetarit Çim Peka, duke theksuar se do të bëjë kallëzim penal.

“Do e kallëzoj penalisht Qimin. Le të nxjerrë foton e plotë dhe del kush është. Si mund të nxjerrësh një ekran celulari dhe të thuash ky që shkruan është Taulant Balla”, u shpreh ai.

Balla mohon çdo përfshirje në komunikimin e pretenduar, duke insistuar se as fotografia dhe as mesazhet e publikuara nuk i përkasin atij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat