Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, deklaroi në fjalën e tij në Kuvend se kërkesa e shtatë deputetëve për zgjatjen e mandatit të Komisionit Hetimor nuk përmbush asnjë dhe nuk përmbush kërkesat ligjore.
“Kërkesa e shtatë deputetëve nuk përmbush asnjë parakusht të rregullores. Në ligjin për Komisionet Hetimore, neni 8 i ka dhënë Kuvendit vetëm kompetencën e ngritjes së komisionit dhe nuk i ka dhënë Kuvendit asnjë kompetencë tjetër për zgjatje. Ligjvënësi ka vendosur si parakusht një vendim të ndërmjetëm nga vetë komisioni, dhe kjo nuk është bërë”, tha Balla.
Ministri Balla kritikoi gjithashtu vonesën e paraqitjes së kërkesës nga deputetët.
“Ose do presim deri në orën 16:00 që të mbarojë afati, ose të paktën ju vetë e keni sabotuar me dëshirë, sepse këtu ishim para një jave. Pse nuk erdhët para një jave për të bërë kërkesën?” shtoi ai.
Në përfundim, Balla nënvizoi nevojën për rishikimin e rregullores së Kuvendit për të shmangur situata të tilla në të ardhmen.
Fjala e plotë e ministrit Balla:
Në fillim të seancës u artikulua e vetmja kërkesë afër procedurës që ka të bëjë me një kërkesë të shtatë deputetëve, kërkesë e cila e tha dhe vetë Kryetarja me dashamirësinë e Kryetares edhe pse nuk përmbushte asnjë parakusht bazuar në rregullore për t’u shqyrtuar nga Konferenca e Kryeatrëve, është shqyrtuar dje në mbledhjen e orës 16:30 nga Konferenca e Kryetarëve. Pse e them që kërkesa e shatë deputetëve nuk përmbush asnjë parakusht të rregullores? Që të zgjatet një Komision Hetimor ligji thotë, i ka dhënë kompetencën vetëm vetë komisionit t’a bëjë një gjë të tillë. Në ligjin për Komisionet Hetimore, neni 8 i ka dhënë Kuvendit vetëm kompetencën e ngritjes së komisionit dhe nuk i ka dhënë Kuvendit asnjë kompetencë tjetër.
Si parakusht ka vendosur ligjëvënësi ,që në komision të bësh një vendim të ndërmjetëm dhe kjo ka ndodhur se thua s’është e vërtetë, po ka ndodhur dy herë. Kanë ardhur dy herë kolegët nga të dy krahët , me dy vendime të ndërmjetme dhe kjo ka ndodhur dhe është zgjatur dhe kemi vendosur këtu me konsensus e kemi gjatur. Tani ky vendim nuk ka ndodhur, sot në orën 16:00 i mbaron mandati Komisionit Hetimor. Tani bëhet një teatër që o do presim deri në orën 16:00 që të mbarojë afati, ose të paktën ju vetë e keni sabotuar me dëshirë sepse këtu ishim para një jave.
Pse nuk erdhët para një jave ju të binit një kërkesë, një javë para se të mbarojë? Fare, asnjëri nga ju nuk e përmendi. E dyta është, përse nuk parashtruat një vendim të ndërmjetëm në komision dhe të propozohej një vendim i ndërmjetëm në komision. Nuk ka ndodhur. E treta është që rregullorja e Kuvendit doni apo nuk doni kemi një problem aty, neni 25 është neni më i shkurtër i Kuvendit për Komisionet Hetimore.
Natyrshëm që duhet dhe prandaj do kishit bërë mirë që të kishit ardhur te Komisioni i Posaçëm dje për të diskutuar edhe për nevojën që ka Kuvendi për të rregulluar gjithë kuadrin e vet të brendshëm qoftë rregulloren, qoftë ligjin për Komisionet Hetimore, qoftë ligjin për statusin e deputetit e gjithçka tjetër, sepse, e vërteta është që kjo është rregullorja.
Ju mund të hidheni përpjetë deri ne orën 16:00 kur të mbyllet por, Kuvendi sot, kjo sallë me ligj nuk ka asnjë kompetencë t’a bëjë këtë gjë sa kohë që ne nuk kemi para një vendim të ndërmjetëm. A po, gjënë minimale të paktën mund t’a kishit bërë. Meqënëse Konferenca e Kryetarëve ua refuzoi dashamirësinë e Kryetares për të futur në shqyrtim një kërkesë e cila nuk ishte e bazuar as në rregullore e as në ligj, të paktën të kishit ankimuar vendimin e Konferencës së Kryetarëve, pra atë vendim të djeshëm që u mor me shumicë në Konferencën e Kryetarëve t’a kishit ankimuar. Edhe këtë se keni bërë, që të paktën të shprehej seanca sot.
Debati me ty për rregulloren e Kuvendit është një debat që nuk mund të bëhet me palë të barabarta, se ti rregulloren e Kuvendit e.. por po flas me kolegun që e ngriti.
Ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve dhe të shprehet salla edhe pse ,nuk ka bazë sepse në fund të fundit kërkesa e shtatë deputetëve nuk bazohet asgjëkundi.
Ju thoni bazohet në nenin 19 por, të gjithë e dimë nenin 19 e kemi vendosur si një kusht që Komisioni të ezaurojë të gjithë planin e hetimit, por nuk kemi thënë neni 19 që shtatë deputetë kanë të drejtë të kërkojnë zgjatjen e hetimit. Tani të paktën pak jurisprudencë edhe kur s’ke ardhur nga formim ligjor të paktën këtë gjë e ke mësuar, kur s’është e shkruar në ligj nuk e ke këtë të drejtë. Jemi referuar nenit 72 të Kushtetutës, mos t’a bëjmë qesharake, çdo gjë që nuk është e shkruar lejohet? Dakord po e mbyll. Këtu kuptoj edhe ndërhyrjen për procedurë të kolegut Dritan Shehu që ngatërroi non-gradat të Amerikës së Jugut me non-gradat e Ballkanit.