back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetBalla në Ravena, Itali: Votoni për PS, që të vulosim anëtarësimin në...

Balla në Ravena, Itali: Votoni për PS, që të vulosim anëtarësimin në BE

Në ndalesën e radhës mes shqiptarëve në Itali, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u kërkoi emigrantëve në Faenza, Ravena që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit, por edhe të votojnë Partinë Socialiste, për një sërë arsyesh.

“Qeveria ka marrë përsipër me KQZ-në që edhe pagesën e postës (për fletëvotimin) edhe për ardhur deri te shtëpia jote, edhe për ta kthyer nga shtëpia jote, do ta paguajë qeveria,” i informoi Balla emigrantët duke u shpjeguar disa hapa si bëhet aplikimi online në platformën PER të KQZ.

“Ky mandat i katërt e bën Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian dhe prandaj ky mandat i katërt është shumë i rëndësishëm, për të garantuar që progresin që kemi arritur deri tani ta bëjmë të pakthyeshëm dhe që anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ta vulosim!

Dhe një gjë ja them çdo bashkatdhetari jo vetëm këtu në Itali por në të gjithë botën, nëse duhet: anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk mund ta bëjë asnjë forcë tjetër përveç Partisë Socialiste të Shqipërisë” deklaroi Balla në Faenza.

Ai u rikujtoi emigrantëve se si sot Shqipëria ka një tjetër imazh, tashmë pozitiv dhe se në Itali e jo vetëm, për vendin e tyre flitet vetëm për mirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat