back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBalla paralajmëron opozitën/ "Kush pengon komisionet, prish dakordësinë"

Balla paralajmëron opozitën/ “Kush pengon komisionet, prish dakordësinë”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në komisionet parlamentare, duke e cilësuar si një vendim emocional.

“Me historinë që ne ikim ne s’votojmë, ata të shohin punën e vet. Ne do të presim reflektim nga ana e tyre. Është një vendim emocional në kushte të javës së kaluar, por besojmë që emocionet do t’i kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë,” tha Balla.

Ai shtoi se me fillimin e sesionit të ri, opozita duhet t’i rikthehet punës në komisione, ndërsa në rast të kundërt, sipas tij, kjo do të prishë dakordësinë për pjesëmarrjen në punimet parlamentare.

“Në rast se mendojnë se mund të marrin peng komisionet, atëherë ne do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve që të kalojmë në shumicë në komisione, pasi shumicën e vendosi vetë populli. Pakica nuk mund të pengojë nevojën për reforma, ndërkohë që gatishmëria jonë për të u ulur me opozitën mbetet e plotë,” tha Balla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat