back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBalla: Raportimet e institucioneve të pavarura do të jenë periodike/ "Jo vetëm...

Balla: Raportimet e institucioneve të pavarura do të jenë periodike/ “Jo vetëm një herë në vit”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, u ndal tek miratimi i fushës së përgjegjësisë së komisioneve parlamentare dhe mënyra e raportimit të institucioneve të pavarura.

Balla tha se modeli i ndjekur nga Kuvendi i Shqipërisë është i ngjashëm me praktikat e shumë parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku komisionet parlamentare funksionojnë edhe përmes mbledhjeve të përbashkëta.

“Është normale që Komisioni i Nismave Qytetare dhe Mbikëqyrjes Institucionale të përfshihet në raportimin e institucioneve të pavarura, në mbledhje të përbashkëta. Nenet nuk janë në vakum, por lidhen mes tyre. Kemi nenin 37 të Rregullores që e zgjidh çështjen e mbledhjeve të përbashkëta,” tha Balla.

Sipas tij, nuk ka asnjë problematikë sa i përket kësaj procedure, pasi rregullorja i ka të parashikuara. Ai shtoi se raportimet e institucioneve të pavarura ndër vite kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe se është e nevojshme që ato të mos kufizohen vetëm në një herë në vit.

“Kjo mënyrë raportimi nuk duhet të jetë vetëm një herë në vit, por duhet të jetë periodike. Në këtë fazë ku ndodhemi në procesin e integrimit në BE, Kuvendi i Shqipërisë duhet të ngrihet në lartësinë e kërkuar, duke e bërë procesin e mbikëqyrjes sa më efektiv,” tha kreu i grupit socialist.

Balla theksoi se ka ardhur koha që neni 103 i Rregullores së Kuvendit të rishikohet, ndërsa shtoi se edhe Komisioni për Kontrollin e Institucioneve të Pavarura (KKIE) duhet të riparë në dritën e ndryshimeve të fundit.

Në fund të fjalës së tij, ai mbështeti propozimet për ndryshime, duke kërkuar një saktësim nga Komisioni i Ligjeve lidhur me përfshirjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Mediat e Informimit, sipas sugjerimit të kryetarit të grupit parlamentar të PD.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat