back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBalla reagon pas operacionit të SPAK/ "Fake news janë rrezik për shoqërinë"

Balla reagon pas operacionit të SPAK/ “Fake news janë rrezik për shoqërinë”

Mbrëmjen e djeshme, në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, u zhvillua një operacion në Tiranë, konkretisht në kullën e njohur “4Ever Green”, përballë Kishës Ortodokse. Në këtë godinë 24-katëshe, sipas lejes së ndërtimit, ndodhen zyrat e disa bizneseve të njohura, mes tyre edhe një call center.

Pas publikimit të lajmit, në rrjetet sociale dhe në disa media qarkulluan aludime të pavërteta, sipas të cilave motra e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, qëndronte pas subjekteve të kontrolluara nga SPAK-u gjatë operacionit.

Lidhur me këto pretendime, Taulant Balla reagoi mëngjesin e sotëm përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, duke i cilësuar lajmet e rreme si një problem serioz për shoqërinë dhe demokracinë.

“Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë. Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi,” u shpreh Balla.

Ai theksoi se është mësuar të përballet me sulme dhe lajme të pavërteta, por paralajmëroi se përhapja e tyre mbetet një rrezik serioz shoqëror. Balla apeloi për verifikim të informacionit dhe përgjegjësi qytetare përpara shpërndarjes së lajmeve.

“Çdo klikim dhe çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Ndaj të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është detyrim qytetar,” tha ai, duke shtuar se fake news-et duhet të trajtohen si një problem “shëndetësor” për demokracinë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat