back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBalla: Shtyrja e projektligjeve bazohet në rregullore

Balla: Shtyrja e projektligjeve bazohet në rregullore

Pas kërkesës së opozitës për lehtësimin e rendit të ditës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar shtyrjen për një javë të votimit të katër projektligjeve.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Balla tha se propozimi bazohet në rregulloren e Kuvendit dhe ka për qëllim lehtësimin e kalendarit të punimeve parlamentare, si dhe një shqyrtim më të plotë të akteve ligjore.

“Ndoshta do të mendoni se kemi bërë marrëveshje, por bazuar në rregullore, do të kërkoja shtyrjen për një javë të katër projektligjeve,” u shpreh Balla, duke shtuar se disa prej tyre kërkojnë rakordim me Komisionin Evropian.

Ai sqaroi se shtyrja përfshin projektligjin për disa shtesa në kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e lëndëve narkotike, projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe dy projektligje të tjera. Sipas Ballës, këto akte ligjore kanë nevojë për një proces më të detajuar shqyrtimi.

“Shtyrja do të ndihmojë në lehtësimin e rendit të ditës së seancës së sotme dhe në trajtimin më të plotë të projektligjeve,” theksoi kreu i grupit parlamentar socialist.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat