back to top
5.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBalluku live me Agron Shehajn/ Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje

Balluku live me Agron Shehajn/ Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje

Deputeti opozitar, Agron Shehaj vijon të mbajë foltoren e Kuvendit të bllokuar, duke këmbëngulur për një interpelancë me ministren Belinda Balluku për aksin Thumanë Kashar. Ndërsa ka bllokuar foltoren, Shehaj është futur live në rrjetin social Facebook.

Në një moment, në liven e Shehajt u bashkua për një çast edhe ministrja Balluku, ku tha se interpelanca nuk është zhvilluar dy herë pasi Shehaj ishte me raport.

Pasi u largua Balluku, Shehaj vijoi me akuza ndaj saj duke e quajtur hajdute e gënjeshtare. Shehaj i tha se bën jetë milionereje pa punuar asnjë ditë.

Balluku në liven e Agron Shehajt në Kuvend: E kam pritur 2 here në parlament, por mori raport.

Agron Shehaj: Jo si mashtruese, si gënjeshtare. Pse ikën Belinda, unë s’kam gjë për të fshehur Belinda. Unë të jap mundësinë tu flasësh edhe mbështetësve të mi. Belinda është mësuar të mos thotë të vërtetën, thjesht gënjen. Në korrik i kam kërkuar interpelancë për një vjedhje. Belinda u zhduk, çdo javë i kam kërkuar kur do bëhet, kur do bëhet. Javën e kaluar i kërkova, të caktonte ditën e interpelancën, do u jepte llogari qytetarëve për 1.3 mld euro. Në këtë rast tha nuk jam në Shqipëri, por zbuluam se ishte në Shqipëri. Gënjeu dhe kryetarja e kuvendit tha se nuk është në Shqipëri. E organizuan teatrin. Erdhi këtu Belinda i tha kryetares së Kuvendit mos i jep fjalën. Belinda, i ke të gjithë vartësit në burg, si mund të vish të flasësh këtu. I ke në burg të gjithë Belinda. Ku janë vartësit e tu Belinda. Ku është krahu yt i djathtë, i ke në burg, ke vjedhur popullin më të varfër në Europë. E sheh ca jete bën ti, ca jete bëjnë qytetarët e thjeshtë. Ka ikur 1/3 e popullsisë Belinda, ti e rregullove për veten, bën super jetë me paratë e qytetarëve. S’ke punuar një jetë në ditën dhe bën jetë milioneri. S’ke punuar një ditë në jetën tënde, ke vjedhur tërë jetën. Tërë jetën me mashtrime, gënjeshtra.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat