back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBalluku në hetim/ Spiropali: Në këtë vend s’ka më të paprekshëm

Balluku në hetim/ Spiropali: Në këtë vend s’ka më të paprekshëm

Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, theksoi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete që janë në hetim dhe as nuk do të sulmojë organet e drejtësisë.

Ajo u shpreh se dallimi mes qeverisë dhe politikës së vjetër qëndron te respekti ndaj drejtësisë dhe ndarja e pushteteve.

“Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe një politike të vjetër që me akuza penale ndaj kundërshtarëve bën politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, para vetes dhe para elektoratit”, – deklaroi Spiropali.

Sipas saj, mazhoranca ka zgjedhur të mos ndërhyjë në punët e drejtësisë që prej nisjes së reformës dhe mbetet e vendosur ta çojë atë deri në fund.

“Për asnjë rast nuk do të na gjeni të sulmojmë prokurorë apo gjyqtarë, apo të komentojmë mbi çështje të posaçme. Kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë,” – shtoi Spiropali.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat