back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBalluku: Shqipëria bëhet shembull global në energji të pastër

Balluku: Shqipëria bëhet shembull global në energji të pastër

Shqipëria renditet e para në botë për qëndrueshmëri në sektorin energjetik, sipas raportit të fundit të publikuar nga World Economic Forum (WEF). Në këtë renditje prestigjioze, vendi ynë ka lënë pas shtete të zhvilluara si Suedia, Zvicra dhe Franca, duke shënuar një arritje historike për zhvillimin energjetik.

Tre shtyllat kryesore që WEF merr në konsideratë për vlerësimin e zhvillimit energjetik janë: qëndrueshmëria, siguria dhe përballueshmëria. Shqipëria ka kryesuar në kolonën e qëndrueshmërisë, duke u bërë një nga rastet më pozitive në hartën globale të energjisë së pastër.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë sukses si rezultat i vizionit të Qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Krenari të shikojmë frytet e punës së skuadrës sonë të vlerësohen ndërkombëtarisht. Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit Edi Rama për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto,” – shkruan Balluku në rrjetet sociale.

Ministrja shtoi se ky vlerësim i jep më shumë motivim për të vazhduar me projekte të reja në sektorin energjetik, duke theksuar se sfida më e madhe sot është të kthesh rreziqet gjeopolitike në mundësi strategjike.

Ky sukses vjen në një moment ku energjia është kthyer në një nga temat më kritike globale, dhe vendos Shqipërinë në një pozicion të favorshëm si aktor i rëndësishëm në rajon.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat