back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBalluku sulmon opozitën: Shpikin skenarë, çirren e viktimizohen

Balluku sulmon opozitën: Shpikin skenarë, çirren e viktimizohen

Drejtuesja e fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka ndarë detaje nga takimi me shtabin elektoral të socialistëve në kryeqytet, ku theksoi se ekipi është më i fortë dhe më i motivuar se kurrë më parë.

Në një postim në rrjete sociale, Balluku u shpreh se skuadra e PS-së për fitoren e radhës në Tiranë është forcuar me përfshirjen e figurave të rëndësishme të qeverisë dhe të partisë.

“Me Ogerta Manastirliun deri vonë mbrëmë në selinë e Partisë Socialiste, me të gjithë shtabet e njësive të Tiranës. Skuadra jonë për fitoren radhës është fuqizuar me Taulant Ballën, Niko Peleshin, Ulsi Manjën, Milva Ekonomin dhe kolegë të tjerë, duke na bërë akoma më të fortë e më të motivuar,” shkroi Balluku.

Ajo kritikoi opozitën, duke e akuzuar për “skenarë dhe sjellje të vjetra”, që sipas saj vijnë nga paaftësia për të kuptuar forcën e socialistëve.

“Pastaj mërziten e shpikin lloj-lloj skenarësh, nga ato që kanë bërë vetë ndër vite, hedhin baltë, çirren e viktimizohen, por nuk kanë faj. Nuk e kuptuan kurrë që forca e socialistëve buron nga bashkimi, angazhimi i palodhur, misioni i secilit për ta parë Shqipërinë gjithmonë e më mirë, gjithmonë e më të fortë,” deklaroi Balluku.

Duke përmbyllur, ajo theksoi se Partia Socialiste është e vendosur të ecë përpara, duke e konsideruar Shqipërinë “pak hapa larg Europës”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat