back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBanka Botërore: Kushti i 15 viteve pune pengon pensionin minimal në Shqipëri

Banka Botërore: Kushti i 15 viteve pune pengon pensionin minimal në Shqipëri

Banka Botërore ka identifikuar si anomali kushtin e 15 viteve pune me sigurime për të përfituar pensionin minimal në Shqipëri, duke sugjeruar disa reforma afatshkurtra dhe afatmesme që mund të rrisin përfitimet për pensionistët dhe të mbajnë shpenzimet buxhetore nën kontroll.

Në rishikimin e Financave Publike të vendit, banka vlerëson se kjo kufizim penalizon punëtorët me pak vite pune, duke i detyruar të mos kenë mbështetje financiare deri në moshën 70 vjeçare. Ky kufi dekurajon pjesëmarrjen, veçanërisht për punëtorët informalë dhe emigrantët, ndërkohë që pensionet e sotme janë ndër më të ulëtat në rajon, me një normë mesatare zëvendësimi prej 32% të pagës kontributeve.

Banka thekson se pa reforma, normat e zëvendësimit do të mbeten të ulëta, ndërsa raporti kontribuues-përfitues do të bie më tej, duke rritur presionin mbi qëndrueshmërinë fiskale.

Rekomandimet e Bankës Botërore 

Reforma afatshkurtra: Promovimi i zgjatjes së jetës aktive në punë, ulja e informalitetit, rritja e edukimit për pensionet dhe zhvillimi i skemave të sigurimeve për emigrantët.

Skema suplementare: Reduktim i pensioneve suplementare për sektorë si minierat, ushtarakët dhe administrata, për të balancuar kostot fiskale.

Reforma afatmesme dhe afatgjata: Heqja e subvencioneve për kontributet në zonat rurale, reformimi i pensioneve shtesë për punonjësit e administratës, përshtatja e formulës së përfitimeve për të inkurajuar periudha më të gjata kontributesh, dhe krijimi i një sistemi të integruar me shumë shtylla për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve.

Banka nënvizon se rezultatet e reformave varen shumë nga emigracioni dhe pjesëmarrja e punëtorëve në tregun e punës, ndërsa një pjesë e masave synon edhe rritjen e normës së kontributit dhe integrimin e një Sistemi të ri të Pensioneve.

Përfitimet e këtyre ndryshimeve do të përfshijnë rritjen e kontributit nga punëtorët, përmirësimin e pensioneve për ata që kanë punuar mbi 15 vite dhe krijimin e një sistemi më të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë pensionistët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat