back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeDhunë gjatë protestës në Rrjoll/ Banorët akuzojnë ndërtuesin Bashkim Ulaj

Dhunë gjatë protestës në Rrjoll/ Banorët akuzojnë ndërtuesin Bashkim Ulaj

Protestat e banorëve të Rrjollit kundër ndërtimit të një resorti nga ndërtuesi Bashkim Ulaj janë përshkallëzuar sërish, pasi banorët pretendojnë se toka ku po ndërtohet resorti është pronë e tyre.

Siç shihet nga pamjet e shpërndara, ka pasur përplasje të ashpra mes banorëve dhe kompanisë private të sigurimit, të cilët përdorën dhunë fizike ndaj protestuesve. Në disa momente, punonjës të sigurimit godisnin protestuesit me shkopa gome në trup dhe fytyrë.

Banorët, duke përfshirë edhe gra që u përpoqën të ndërhynin, u bënë pre e dhunës dhe njëzëri bënin thirrje të forta: “Poshtë hajdutë!”.

Kjo është dita e 27-të që banorët e Rrjollit protestojnë për të mbrojtur tokat e tyre, duke kundërshtuar ndërtimet dhe duke kërkuar ndërprerjen e projektit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat