back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetSociale“Na kanë marrë tokën padrejtësisht”/ Banorët e Rrjollit vijojnë protestat

“Na kanë marrë tokën padrejtësisht”/ Banorët e Rrjollit vijojnë protestat

Banorët e zonës së Rrjollit kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik nga biznesmeni Bashkim Ulaj, duke pretenduar se toka ku po zhvillohen punimet po u merret padrejtësisht.

Prej gjashtë javësh ata vijojnë protestat, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve dhe hetim të çështjes nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Banorët kanë protestuar edhe në Tiranë, përpara parlamentit dhe SPAK-ut, duke kërkuar që institucioni të marrë në dorë dosjen.

Gjatë protestës së fundit janë regjistruar përplasje me policinë. Banorët akuzojnë efektivët për përdorim dhune dhe shoqërim të disa protestuesve në polici. Sipas tyre, disa prej të ndaluarve janë dhunuar edhe brenda furgonëve të policisë.

“O kriminelë, policia e krimit. Hajdutë. A keni turp apo nuk keni”, dëgjohen duke thënë disa prej protestuesve gjatë përplasjes me efektivët.

Një nga banoret, në një prononcim për mediat, pretendoi se disa të rinj janë dhunuar gjatë shoqërimit nga policia dhe kërkoi ndërhyrjen e SPAK. Ajo akuzoi gjithashtu Prokuroria e Shkodrës se po vonon hetimin e çështjes.

“Uniformat blu janë treguar të padrejta. Kanë kapur djemtë, i kanë futur në furgon dhe i kanë dhunuar. Nuk ka asnjë të drejtë që t’i dhunojë. I kanë hedhur si derrkucë. Ne do ta vazhdojmë protestën deri në fund. Kjo tokë duhet t’u kthehet rrjollorëve,” u shpreh ajo.

Banorët thonë se ndërtimi i resortit cenon pronat dhe mjedisin e zonës dhe paralajmërojnë se do të vijojnë protestat çdo ditë deri në ndërprerjen e punimeve dhe zbardhjen e plotë të çështjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat