back to top
16.9 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuSporti“Barça heroike”/ Katalanasit vuajnë por fitojnë me 10 lojtarë ndaj Benficës

“Barça heroike”/ Katalanasit vuajnë por fitojnë me 10 lojtarë ndaj Benficës

Barcelona vuan, luan për pjesën dërrmuese të ndeshjes me 10 futbollistë por i’a del të dal triumfues në aktin e parë të fazës së 1/8 të Uefa Champions League. Ndeshja e zhvilluar në Da Luz, mes Benficës dhe Barcelonës, nuk ngjasoi këtë herë me sfidën e fundit mes tyre që në Janar përfundoi me shifrat 4-5.

Ekuilibrat në fushë u prishën që në minutën e 22 teksa Cubarsi kryen një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa ndaj Pavlidis, me gjyqtarin gjerman Felix Zwayer që i drejton talentit katalanas kartonin e kuq.

Superioriteti numerik i jep më shumë vetëbesim skuadrës së “Shqiponjave” të Lisbonës, të cilët tentojnë të gjejnë avantazhin, por Schezni konfirmon formën e tij të mirë, që po kalon së fundmi. Megjithatë skuadra e Flick u tregua cinike, teksa në minutën e 61, braziliani Raphina përfiton nga një pasim i gabuar nga prapavija e vendasve dhe me një goditje potente rrafsh me tokën gjen cepin e portës së Trubin për golin e avantazhit e të fitores për blaugranat, me vendasit që do të përpiqeshin deri në fund të rivendosnin barazpeshën, por pa sukses. Barcelona hedh një hap të rëndësishëm në këtë mënyrë sa i takon kualifikimit, duke patur në sfidën e kthimit dy rezultate në dispozicion.

Mjaft i kënaqur u shfaq në fundin e takimit, Hansi Flick pas suksesit të skuadrës së tij:\

“Unë jam shumë krenar për këta djem. Kemi luajtur me një lojtar më pak që prej minutës së 22 dhe zhvilluam një performancë shumë të mirë. Komplimenta edhe për Sheznin, ka kryer pritje të jashtëzakonshme.Arritëm të mbroheshim mjaft mirë dhe morëm një fitore të madhe.”

“Heroik” shkruan në titullin kryesor ditën e sotme e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, që komenton kështu suksesin me 10 lojtarë për afro 70 minuta të skuadrës së Bacelonës në Da Luz.

Mundo Deportivo
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat