back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Paguajnë vrasës me pagesë të eliminojnë njëri-tjetrin dhe në foto si motër...

“Paguajnë vrasës me pagesë të eliminojnë njëri-tjetrin dhe në foto si motër e vëlla”/ Bardhi-Spiropalit: Mos mbro Belindën, di çfarë thoni për njëra tjetrën

Debatet e komisionit hetimor shëndetësor dhe Ilir Beqja janë spostuar në seancën e sotme parlamentare.

Deputetët e opozitës ankohen se i ka kërcënuar Beqja, ndërsa mazhoranca e quan sjelljen e tyre një shoë politik.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ndërsa ka replikuar me deputetët socialist, duke I akuzuar se pas shpine flasin keq për njëri tjetrin, i është drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali se nuk duhet ta mbrojë ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, se është në dijeni se sa shumë e do.

Spiropali i është kundërpërgjigjur, se ai nuk mund të lexojë se çfarë kanë të tjerët në zemër.

Pjesë nga debati Bardhi-Spiropali

Bardhi: Nuk bëhesh dot Shën Pal sa kohë je bashkëpunëtori i lali inceneratorit. Ne si parti jemi të hapura dhe i bëjmë në publik luftën ndaj hajdutërisë, nuk jemi si Belinda Balluku dhe Veliaj që paguajnë edhe vrasës me pagesë të eliminojnë njëri-tjetrin. Mos e mbro Belindën se e di sa e do

Spiropali: Ju nuk lexoni zemra

Bardhi: Di çfarë thoni privatisht për njëra-tjetrën. Pra paguajnë vrasës me pagesë të eliminojnë njëri tjetrin. Dhe në foto dalin si vëlla e motër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat